Google ADS

Audi A7 2019 vë standartin për stil

10:23 | 10 Qershor 2019
A Z

I janë dashur vite prodhuesve të makinave, nëse jo dekada, që të e bëjë pjesën e pasme të makinës shumë të bukur.

Audi A7 arrinë që të evitojë këtë, duke bërë që të ketë dizajnin më të bukur në 71 vitet e fundit. Forma mahnitëse e jashtme e A7-ës është ajo çfarë e bën këtë veturë të parezistueshme. E gjatë dhe e ulët, forma e saj e pandërprerë të bënë që të e dëshirosh gjithnjë e më shumë. Pjesa e përparme nuk lë asgjë mangut poashtu.

Bukuria e veturës vazhdon edhe në interier. Këtu gjeni një ndër interierët më të avancuar të industrisë. Aty gjendet një ekran touch 10.1 inch, një sistem navigimi dhe për argëtim. Përfundi saj një ekran tjetër 8.6 inch që kontrollon klimën, komforin dhe funksionet. Por kjo nuk është e tëra. Përballë shoferit është koka vituale 12.3 inch që mund të kostumizohet për të treguar një numër të ndryshëm të pamjeve, duke përfshirë edhe një 3D. Rezolucioni 1920×720 piksel është ekselent.

Poashtu edhe zërimi është fenomenal dhe I teknologjisë së fundit.

Motori turbo 3.0 V6 dërgon 335 kuajfuqi në vozitjen legjendare me të gjitha rotat Quattro të Audis dhe me një transmision automatik me shtatëshpejtësi. Ajo arrinë 100km/h për 5.2 sekonda. Ajo ka katër moda të vozitjes. Auto, Komfort, Dinamike dhe individuale.

Stili i saj mbetet një që vë standartet për stil dhe komfor. Nëse mund të themi ajo është Audi A7 është A1 për fushën e saj./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme