Google ADS

Në shtator parashihet rrëzimi i qeverisë

08:29 | 10 Qershor 2019
V. S.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, e ka quajtur serioze iniciativën e kësaj partie dhe të Lëvizjes Vetëvendosje (LV ) për ta larguar nga pushteti koalicionin PAN.

Ai ka thënë se kjo iniciativë do të ketë sukses dhe, sipas tij, në shtator synohet rrëzimi i qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se opozita nuk llogarit në votat e deputetëve serbë për rrëzimin e qeverisë, por në votat që mund të vijnë nga koalicioni qeverisës.

Ahmeti ka folur edhe për procesin zgjedhor brenda LDK-së, me ç’rast ka thënë se rrahjet nëpër disa degë nuk do të sjellin pakënaqësi të mëdha apo ndarje të partisë.

Sipas tij, arsyeja e situatave të tensionuara nëpër këto degë është tendenca për ta ruajtur postin me çdo kusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme