Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një interviste për “Zërin” është shprehur e bindur se iniciativa e opozitës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të jetë e suksesshme, pasi kjo do të përkrahet edhe nga disa deputetë të pozitës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Lista e dështimeve të qeverisë “Haradinaj” është e gjatë dhe kësisoj ka shumë arsye që Qeveria të ndërrohet. Kështu vlerëson deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një intervistë për gazetën “Zëri” është shprehur optimiste se mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë do të jetë efektiv. Ajo pret që kësaj nisme t’i bashkohen edhe deputetë të pozitës, të cilët janë të pakënaqur me veprimet e Qeverisë aktuale.
Kusari pranon se edhe pse kanë disa mospajtime me deputetin tjetër të partisë Ilir Dedën, ekziston pajtim i plotë brenda Alternativës për të votuar pro rrëzimit të Qeverisë. Por në rast të mocionit të suksesshëm Kusari-Lila pohon se nuk kanë vendosur se me cilën parti do të bëjnë koalicion, ndonëse gjatë kësaj legjislature Alternativa ka pasur koordinim të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Alternativa bashkëpunon me të tria partitë opozitare, me LDK-në, LVV-në dhe me PSD-në. Kohëve të fundit kemi pasur përafrim me LVV-në, por gjithashtu në vazhdimësi koordinim edhe me partitë tjera. Ende nuk ka ndonjë vendim final për koalicion të mundshëm me partitë opozitare”, ka deklaruar Kusari-Lila në intervistën për “Zërin”
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...