Punëtorët e larguar nga KEDS protestojnë para Gjykatës Kushtetuese

08:11 | 10 Qershor 2019
V. S.

Punëtorët e larguar nga puna në KEDS do të protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj kësaj gjykate, e cila tash e gjashtë muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të mëhershme.

Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë një orë, thuhet në njoftimin e punëtorëve të larguar nga KEDS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme