Google ADS

Kosova shënon Ditën Botërore të Akreditimit

07:02 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot Kosova do të festojë Ditën Botërore të Akreditimit. Dita Botërore e Akreditimit është një nismë globale, e themeluar bashkërisht nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (FNA) dhe Bashkëpunimi për Akreditim Ndërkombëtar të Laboratorëve (BANL), për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e akreditimit.

Si në vitet e kaluara, kjo ditë do të kremtohet në të gjithë botën me organizim të ngjarjeve të mëdha kombëtare, seminareve dhe mbulim nga shtypi dhe mediat, për të ofruar mundësinë për të eksploruar se si akreditimi mund të ndihmojë për të krijuar një botë më të sigurtë dhe për të mbështetur bizneset, qeveritë dhe rregullatorët për të gjetur vegla të standardeve, vlerësimit të konformitetit dhe akreditimit për t’i mbështetur ata në këtë qëllim.

Në Bashkimin Evropian, kremtohet nga anëtarët e Bashkëpunimit Evropian për Akreditime (BEA).

Tema e këtij viti fokusohet në atë se si akreditimi siguron vlera të shtuara për zinxhirët e furnizimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme