Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, ka thënë se fryrja e listave të veteranëve e ka dëmtuar Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe kjo e ka kompletuar listën e gënjeshtrave ndaj UÇK-së.
Në një postim në Facebook, Latifi ka theksuar se dëmi i cili i është bërë imazhit të UÇK-së nga komandantët të cilët i kanë nënshkruar këto lista, është po aq i madh sa dëmi i Raportit të Dick Martyt.
Postimi i plotë:
GËNJESHTRAT MBI UÇK-në DHE TRADHTARËT E SAJ
Krejt në fillim i thanë “dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete serbe”. U desht të ndodhte 5 marsi 98 në Prekaz që të binte kjo gënjeshtër!
Pastaj i thanë “është guerilë marksiste-leniste”, por shpejt u pa se ishte thjesht krijesë e nacionalizmit shqiptar.
Pastaj i thanë “organizatë që ka trafikuar organe njerëzore” dhe kjo solli Gjykatën Speciale, e cila nuk po arrin dot që shpikjet speciale të Serbisë t’i shndërroj në fakte të gjykueshme.
Dhe, në fund, thanë se kishte 60 mijë pjestarë në rradhët e saj, për të kompletuar kështu historinë e gënjeshtrave për të.
Dëmi, të cilin ia kanë bërë imazhit të UÇK-së komandantët që kanë nënshkruar listat me veteranë të rrejshëm, është po aq i madh sa dëmi i Raportit të Dik Martit.
Ata janë tradhtarë të idealit për të cilin u krijua dhe luftoi UÇK-ja.
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...