Hedhja e bërllokut nëpër rrugët e Prishtinës është shndërruar në dukuri të zakonshme.
Ndonëse ka kontejnerë për hedhjen e bërllokut, qytetarët vazhdojnë të hedhin atë edhe në trotuare, duke i dhënë kështu një pamje të shëmtuar qytetit.
Si pasojë e hedhjes së vend e pa vend të bërllokut mund të shkaktohen edhe sëmundje të ndryshme, sidomos në këto ditë kur mbretërojnë temperatura të larta.
Ndryshe, sipas udhëzimit administrativ për gjoba mandatorë, të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende jo të caktuara do të ndëshkohen nga 20 deri në 100 euro.
Të gjithë ata hedhin e cigare në rrugë do të sanksionohet me 20 euro, hedhja e mbeturinave dhe ambalazheve në vende jo të caktuara është 30 euro. Mbeturinat komunale që hidhen në vende jo të caktuara dënohet me 40 euro, hedhja e mbeturinave dhe cigareve nga vetura 50 euro.
Djegia dhe dëmtimi i kontejnerëve 50 euro, hedhja e mbeturinave dhe sendeve tjera nga ballkoni 70 euro, hedhja e materialeve ndërtimore dhe medicinave në vende jo të caktuara 90 euro.
Dënimin më të lartë pritet ta marrin ata që hedhin mbeturinat në lumë, djegin goma, dhe djegin sipërfaqe të tokës, dhe kjo pritet të dënohet me 100 euro.
Në rast të mos pagesës, realizimi i tyre pritet të bëhet nëpërmjet përmbaruesit.
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...