Ndonëse kanë kaluar 6 muaj që kur ligjet për FSK-në janë miratuar, ushtarët e Kosovës ende nuk kanë marr paga me rritje, raporton T7
Janë bërë 6 muaj që kur Kosova është bërë me ushtri.
Me 14 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, miratoi ligjet që i dhënë mandat ushtarak FSK-së.
E në këtë rregullativë ligjore është paraparë që të rriten edhe të ardhurat për pjesëtaret e Forcës së Sigurisë.
Por, megjithëse kanë kaluar 6 afër gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e këtyre ligjeve, pagat e zyrtarëve të FSK-së nuk janë rritur.
Megjithëse është përgatitur një dokument ku është paraparë harmonizimi i pagave për zyrtarët e FSK-së, kjo nuk po zbatohet në praktikë.
Siç shihet në këtë dokument të siguruar nga T7, pagat për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, do të jenë goxha të mira.
Ndërkohë, Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se tani janë duke u bërë përgatitjet që FSK ta ketë vendin që e meriton.
E sipas Tahirit, ky harmonizim i pagave për personelin e FSK-së, pritet që së shpejti të hyjë në fuqi.
Kurse nga Qeveria e Haradinajt, thonë që tani është krijuar një grup për këtë çështje.
Kurse T7 merr vesh se sa i përket ushtrisë, do të ketë buxhet të mjaftueshëm.
Një premtim i tillë, është bërë nga Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/399033454156664/?t=0
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...