505 raste të reja me kancer në Kosovë

20:15 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Rritet numri i të prekurve me kancer, onkologjia ka nevojë për hapësira dhe barna, raporton T7

Deri 505 ka arritur numri i rasteve me kancer, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej pesë për qind.

E kanceri dominues vazhdon të jetë ai i gjirit tek femrat kurse tek meshkujt kanceri i mushkërive dhe ai i zorrës së trashë.

Kjo bëhet e ditur edhe në Onkologji.

Për trajtimin e këtyre rasteve edhe pse deklarohen se kanë barëra të mjaftueshme nuk anashkalohet fakti i mungesave të medikamenteve që nevojiten për shërimin e kësaj patologjie.

E buxheti për shërimin e rasteve me këtë sëmundje del të jetë i pamjaftueshme.

Kanceri është një emër i përgjithshëm i një grupi prej më shumë se 100 sëmundjesh. Megjithëse ka shumë lloje kanceri ,të gjitha fillojnë si rezultat i rritjes anormale dhe të pakontrolluar të një qelize të vetme

Çdo vit në botë, me miliona raste të reja diagnostikohen me kancer, që do të thotë se kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme