Ana Brnabiq i frikësohet ish-komandantit të UÇK-së

19:54 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, sikur nuk i ka mjaftuar deklarata fyese që ka bërë ditë më parë drejtuar liderëve të Kosovës, e cila tha se “janë njerëz të dalë nga mali”.

Ana Brnabiq ka thënë se nuk e ndjen nevojën të kërkojë falje, për deklaratën e saj, e cila shkaktoi reagime nga zyrtarë të huaj dhe të politikanëve të Kosovës.

“Është dëshmuar se me ata është e pamundur të bisedohet”, ka deklaruar shefja e qeverisë serbe në një emision televiziv në Serbi.

“Nuk e di si duhet quajtur këta njerëz, që ta kuptojnë të gjithë me kë kemi punë. Është shumë e vështirë, dhe është dëshmuar se me këta njerëz është e pamundur të bisedohet. Ata vazhdimisht thonë se nëse nuk arrijnë që Serbia ta njohë Kosovën do të kthehen në male”, ka shtuar kryeministrja serbe.

Gjithashtu kryeministrja serbe është deklaruar edhe për bashkëkryesuesin e Delegacionit për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limajn, dhe sipas saj, do të donte që dialogun me Serbinë ta udhëheqte ndonjë profesor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme