Maqedonia Veriore, fondi për inovacion 200 mijë denarë për 34 shkolla

17:00 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik shpërbleu 34 shkolla fillore dhe të mesme për projekte kërkimore.

Thirrjes i janë përgjigjur më shumë se 100 projekte në fushën e astronomisë, bujqësisë dhe industrisë së IT, ndërsa u referohen zgjidhjeve praktike për problemet e jetës së përditshme. Fondi shpërblyes është gjashtë milionë denarë, ndërsa siç tha drejtori i institucionit Jovan Despotovski, shuma mesatare e mbështetjes financiare është 200 mijë denarë./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme