Google ADS

Gashi: Një vit pa legjendën Fadil Vokrri

15:36 | 9 Qershor 2019
A Z

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nderuar ish presidentin e FFK duke bërë homazhe tek varri i tij.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte personalitet i veçantë, shok, mik, familjar, mësues e i dashur për të gjithë.

“Ishte personalitet i veçantë, shok, mik, familjar, mësues e i dashur për të gjithë, kontribues i pashoq. Pak kohë patëm rastin të bashkëpunojmë, por përgjithmonë do të jetojnë këshillat e idetë e tija që na i dha. Mësuam shumë nga ai e nga fjalët e pakta që kishte, por që të gjitha i shëndrronte në vepra”, ka shkruar Gashi, përcjell lajmi.net.

“Sa shumë i mungon Kosovës e futbollit i cili po lulëzon në arenën ndërkombëtare, falë punës e përkushtimit të tij të madh. Sa shumë na mungon neve, familjes, FFK-së e Kombëtares sonë të futbollit. Sot dhe përgjithmonë të kujtojmë Legjendë!”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme