Google ADS

Thaçi: 20 vjet më parë, Millosheviqi dhe ushtria e tij u dorëzuan para Nato-s

10:57 | 9 Qershor 2019
A Z

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për kohën, dy dekada më parë, kur Millosheviq u dorëzua para Nato-s.

Thaçi shton se në këtë ditë populli i Kososvës e kujton çdo dëshmor të rënë për ta bërë realitet pavarësinë.

“Në këtë ditë, 20 vjet më parë, Millosheviqi dhe ushtria e tij u dorëzuan para NATO-s. Marrëveshja e Kumanovës do të thotë çlirim, fund i gjenocidit, paqe dhe fillim i jetës së re në liri dhe barazi për ne. Ishte një rrugëtim i dhimbshëm, por krenar për rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë. Për botën ishte një fitore e të drejtave të njeriut mbi çdo cenim në shekujt e mëparshëm”, shkruan Thaçi.

Presidenti thotë se dëshmorëve i është mirënjohës përjetësisht.

“Me respektin më të madh e kujtojmë çdo sakrificë të çdo kombi që iu bashkua NATO-s në këtë luftë të drejtë. Me dhimbje, por gjithmonë duke u krenuar me heroizmin e tyre, e kujtojmë edhe çdo dëshmor që ka rënë për të bërë realitet ëndrrën tonë. U jemi përjetësisht mirënjohës”, ka përfunduar ai.

Image may contain: 5 people, sky and outdoor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme