Semimaturantët e shkollës fillore “Pjeter Bogdani” kanë bërë një gjest që moshatarët e tyre nuk po e bëjnë.
Ata kanë festuar mbrëmjen e Semimaturës në objektet e shkollës së tyre, njofton Klan Kosova.
Të gjitha përgatitjet që nga dekori, përzgjedhjen e muzikës dhe organizimin e bënë bashkë me prindërit e stafin e shkollës.
Kjo iniciativë e i ka pëlqyer shumë edhe Drejtoreshës së Arsimin në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, e cila edhe publikoi fotografi nga kjo mbrëmje.
“Kur ka vullnet, ide dhe dëshirë mund të bëhet gjithçka. Semimatura në SHFMU “Pjeter Bogdani” sivjet po festohet në mënyrën me të mirë, në lokalet e shkollës. Të gjitha përgatitjet, dekorin përzgjedhjen e muzikës dhe organizimin e këtij eventi u benë bashkë me të gjithë akteret e shkollës: nxënësit, prindërit, stafi i shkollës dhe menaxhmenti”.
“Kjo mënyrë e organizimit i rrit edhe vlerat e shkollës si një shkollë gjithëpërfshirëse, bashkëkohore dhe e suksesshme. Urime për semimaturatët, suksese në rrugën e dijës! Ju përgëzoj drejtoreshë Jehona Oruqi dhe stafin e shkollës për punën!”, ka shkruar Shala.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi