Përkthehet në shqip libri për futbollisten Kosovare Asllani

07:03 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Historia e inspiruar nga fëmijërja e futbollistes së famshme, Kosovare Asllani, tashmë do të jetë edhe në shqip përmes librit ‘’Pasoje topin! Thërret koha’’, nga Anja Gatu dhe Maria Kallstrom.

Kështu kanë bërë të ditur nga The Library Project Kosova, shkruan albinfo.ch.

‘’Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë qe më në fund po e ndajmë këtë libër me lexuesit tanë në Kosovë, dhe kudo. Ne të gjithë kemi nevojë të ekspozohemi ndaj modeleve që na inkurajojnë të ndjekim ëndrrat tona, të sfidojme stereotipet, edhe kur të tjerët na këshillojnë ndryshe’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Por ky libër nuk do të shërbejë vetëm si një histori frymëzuese. Duke blerë këtë libër, do të kontribuoni në një projekt që synon ta kultivojë shprehinë e leximit në Kosovë.

‘’Për të gjithë lexuesit shqiptarë në Suedi, ju mund të porositni librin në emailin [email protected]. Duke blerë një libër prej nesh, ju do të dhuroni 2 libra për bibliotekat e shkollave në Kosovë, ku ne punojmë. Na ndihmoni të rrisim vetëdijen për rëndësinë e të lexuarit’’, thuhet tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Kosovare Asllani, me prejardhje nga Kosova, karrierën si futbolliste e ndërtoi në Suedi. Si rezultat i sukseseve të saj, ajo u shpall futbollistja e vitit në Suedi, para dy vjetësh. Ndërkaq, së fundmi, asaj i është ngritur edhe një statujë po ashtu në Suedi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme