Agjencia Kundër Korrupsionit e Kosovës ka bërë publike deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publik.
Gjatë këtyre ditëve, lajmi.net ka raportuar për pasuritë e zyrtarëve të ndryshëm publik, duke filluar nga krerët e lartë të shtetit e deri tek deputetët e Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
E hiç më keq se krerët e shtetit nuk qëndrojnë as zëvendësministrat.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu po del të ketë një pasuri milionëshe.
Pasuri të mëdha, të luajtshme e të paluajtshme po i sigurojnë Kadriut pasuri në vlerë prej mbi tre milionë eurosh.
Nga përllogaritjet e bëra nga lajmi.net, del se Kadriu ka pasuri të paluajtshme në emër të tij në vlerë prej 2 milionë e 687 mijë eurosh.
E të luajtshme, Kadriu ka pasuri në vlerë prej 857 mijë eurosh në total.
Pos këtyre, zëvendësi i Pal Lekajt ka deklaruar në AKK edhe detyrime ose borxhe në vlerë prej mbi 400 mijë euro.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...