Në fjalën e tij në protestën e 8-të kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha, apeloi protestuesit të mos ndërrmarrin asnjë veprim që dëmton protestuesit, pasi sic theksoi Basha, i vetmi që kërkon e lutet për dhunë është kryeministri i Avdyljave, Edi Rama.
“Ju bëj thirrje, mos ndërrmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit. Zemërimi juaj është i ligjshëm, ka vetëm një njeri që do dhunë e lutet për dhunë, e ky është njeriu që do ti shpëtojë gjykimit të popullit, ky është Edi Rama e banda e tij, gjykimi i popullit është i pashmangshëm. Mos cënoni asnjë efektiv me uniformë, vëllezër e motra që do rreshtohen për të çliruar Shqipërinë nga krimi e qeveria e lidhur me krimin Bota e pa se si Rama ka ardhur në pushtet me dhunë, mori pushtetin me dhunën e kriminelëve, mbushnin kutitë e votimit, bënin emërime e cemërime, dhe i trajtonin administratorët si zagarë të tyre. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve, Rama ik! Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe mendonte se me dhunë do e mbante, i kapi të gjitha. “ – vijoi më tej Basha./gsh/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...