Në një prononcim për mediat, ndërsa i bashkohet protestës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se sot protestohet kundër politikave diskriminuese të kryeministrit Rama. “Jemi këtu për t’ju thënë që shumica e shqiptarëve janë kundër politika të tij diskriminuese. Ta harrojë politiken, i them Ramës se është edhe baba, prindi për fëmijën e tij sakrifikon edhe jetën. Shqiptarëve iu duhet një alternative e re ku të gjithë janë të barabartë.” U shpreh Kryemadhi ndërsa shtoi se: Për mua nuk ka rëndësi bëhen apo jo zgjedhjet, Rama duhet të ikë, është kryeministër me vota nga grupe të krimit të organizuar.”
E pyetur nëse ka ndikur në vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, bashkëshort i saj, për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit,Kryemadhi e mohoi kategorikisht atë. “Nuk kam ndikuar fare, kam dy javë që nuk e kam takuar që kur jam operuar. Protesta do të vazhdojnë, nuk ka dialog me Ramën që ka ardhur me votë ilegjitime. Sot protestojmë për demokracinë, fjalën e lirë, median e lirë, punën, padrejtësitë në gjykata, etj. “ u shpreh Kryemadhi./gzh/
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës