Google ADS

Sot protesta e 8-të kombëtare e opozitës

18:15 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Opozita do të mbajë sot protestën e 8-të kombëtare e cila do të nisë në orën 19:00. Partia Demokratike ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore. Më herët ka dalë në një deklaratë për mediat i numri 2 i kësaj force politike, Gazment Bardhi i cili përjashtoi çdo skenar dhunë. Gjithashtu kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur në rrjetet sociale se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe e ka cilësuar si një fitore dhe ka ftuar të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestës e ditës së sotme për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.

Ndryshe nga të gjitha protestat e tjera kur janë mësuar detaje këtë herë nuk ka ende të përcaktuar nëse kreu u opozitës Basha do të mbajë një fjalim përpara protestuesve në tubimin e orës 19:00.

Për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen 1700 forca policore.

Në mbylljen e protestës së 2 Qershorit, Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama ku tha se argumentat për të kanë mbaruar dhe fjalën në protestën e sotme do e ketë sovrani./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme