Po flasim për ato puçrrat e vogla që dalin në trup, kryesisht në pjesën e shpatullave dhe kurrizit. Këto puçrra janë një tregues se organizmi ynë është intolerant ndaj glutenit.
Gluteni është stimulues i sëmundjeve ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza. Por kjo varet nga organizmi, sepse çdo organizëm e tret në mënyrë të ndryshme glutenin. Dhe për pasojë, organizmi që e ka të vështirë ta tresë, e shfaq mbi lëkurë në formën e puçrrave. Këto puçrra shoqërohen me kruajtje, kjo për shkak se sistemi imunitar duke qenë intolerant krijon antitrupa që e stimulojnë.
Megjithatë, kjo është forma më “e lehtë” e shfaqjes, pasi intoleranca ndaj glutenit shkakton edhe probleme me stomakun, lodhje kronike, mungesë përqendrimi, depresion, ankth, deri në vështirësi për ngjizje. Secila prej këtyre alergjive shoqërohet me simptoma specifike./ Shendeti.com.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...