Hoti thotë se Daçiq nuk mund t’i vendos kushte KosovësSerbia po synon që të dështojë Samitin e Parisit, duke e kushtëzuar pjesëmarrjen në takimin e 1 korrikut në Francë, me kushtin që Kosova ta heq vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.
Këto deklarime i ka bërë sot kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ndaj të cilave ka reaguar nënkryetari i PDK’së, Rexhep Hoti, i cili thotë se Serbia nuk mund të kushtëzojë as dialogun e as Kosovën, duke potencuar se taksa nuk do të hiqet.“Taksa nuk do të hiqet. Dhe nëse para dy tre muajsh kishte dilema, sot nuk ka asnjë mëdyshje prej askujt”, ka thënë Hoti.
Hoti thotë se Daçiq nuk mund t’i vendos kushte Kosovës.
“Daçiq nuk mund t’i vendos kushte as dialogut, as taksës e as Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas nënkryetari të PDK’së, Daçiq tashmë e ka hallin e Tribunalit për krimet serbe të kryera në Kosovë, i cili mund të diskutohet në Samitin e Parisit.
Deklaratat se do të mund të dështojë Samiti i Parisit, Ivica Daçiq, i ka bërë pas një takimi me homologen e tij nga Koreja e Jugut.
Ai ka thënë se Samiti i Parisit ka rrezik që të mos mbahet fare, nëse nuk përmirësohen raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke specifikuar heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.
Daçiq ka shtuar ndër të tjera se Serbia është e gatshme për arritjen e një kompromisi, por një kompromis që nuk do të jetë në kundërshtim me interesin shtetëror e kombëtar të Serbisë.
Në fund Daçiq shton se Serbia nuk dëshiron që të kthehet në dialog, derisa nuk hiqet taksa.
Për të njëjtën çështje dje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Berlini.
Ai edhe përkundër faktit se nuk ka folur specifikisht ka lënë të kuptohet se takimi në Paris mund të dështojë, por për një gjë të tillë ka thënë se askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç