Presidenti Brazilian propozon monedhën e përbashkët me Argjentinën

17:00 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti brazilian Bolsonaro propozoi krijimin e një monedhe të përbashkët me Argjentinën si një hap të parë drejt unionit monetar amerikano-jugor. Banka Qendrore e Brazilit përgënjeshtroi faktin se ekziston një plan i gatshëm për këtë nismë.

Brazili do të donte një monedhë të përbashkët me Argjentinën, duke shënuar hapin e parë drejt unionit monetar amerikano jugor. Propozimi u bë nga presidenti Brazilian Jair Bolsonaro, pas takimit në Buenos Aires me presidentin argjentinas Maurisio Makri.

Bolsonaro u shpreh se një familje nis me dy persona, ndërsa lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve në Brazil. Për Bolsonaron Brazili do të fitonte më shumë se sa do të humbte në këtë rast, me një monedhë të përbashkët e cila dhe do të frenonte aventurat socialiste në Amerikën e Jugut.

Banka Qendrore e Brazili përgënjeshtroi faktin se ekziston një plan i gatshëm për bashkimin monetar me Argjentinën./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme