Ambasada e Britanisë: Protestoni paqësisht, dhuna nuk tolerohet

16:37 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në lidhje me protestën e opozitës që do mbahet sot në orën 19:00.

Ambasada Britanike u bën thirrje të gjithë protestuesve që të protestojnë në mënyrë paqësore. Sipas ambasadës drejtuesit e protestës janë përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës.

Gjithashtu Ambasada Britanike dënon ashpër dhunën e përdorur në protestat e mëparshme. Sipas tyre asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Britanisë së Madhe:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme