Google ADS

Arrihet marrëveshja për kufirin SHBA-Meksikë

16:25 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Presionet e njëpasnjëshme për vendosje tarifash nga Donald Trump ndaj Meksikës dhanë frytet e tyre.

Presidenti amerikan njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me fqinjin jugor, për forcimin e sigurisë kufitare, me qëllim pengimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë të hyjnë çdo ditë në Shtetet e Bashkuara.

I sapo kthyer nga udhëtimi në Europë, Trump njoftoi përmes Twitter arritjen e ujdisë. “Tarifat që ishin parashikuar të hynin në fuqi të hënën, janë pezulluar për një kohë të pacaktuar”, shkroi presidenti Trump.

Sipas marrëveshjes, garda kombëtare e Meksikës do të ruajë kufirin e saj jugor me Guatemalën, aty ku karvanët e gjatë me emigrantë kalojnë për të arritur ëndrrën amerikane shkruan Tv Klan

Javën e kaluar Trump njoftoi se do të vendoste tarifa nga 5 deri në 25% për të gjitha eksportet meksikane që hyjnë në SHBA, në nuk ndalej fluksi i emigrantëve.

Siguria në jug ishte një ndër premtimet e hershme elektorale të Donald Trumpit, që pritet të finalizohet me ngritjen e murit në kufi me Meksikën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme