Dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.
Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga njësit policore janë konfiskuar 6654 euro.
Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Ndërkohë, edhe ne Prizren ka pasur arrestime
‘Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur më lart. Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë (10) aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë rreth 3300 (tremijë e treqind) euro €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bënë të ditur Policia.