Loredana arrin një milion klikime brenda ditës me këngën e re “Labyrinth”

12:38 | 8 Qershor 2019
A. B.

Reperja Loredana Zefi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, “Labyrinth”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Kënga e lansuar të premten në orët e hershme të mëngjesit, ka arritur që vetëm brenda 24 orëve të shënojë një sukses të lakmuar nga shumë artistë.

Kjo pasi në vetëm një ditë, “Labyrinth” numëron mbi një miliona klikime të arritura brenda natës.

I lumtur për këtë sukses, bashkëshorti i saj, reperi Mozzik ndau me fansat në InstaStory shifrën e klikimeve të arritura, duke treguar se ndjehet krenar me suksesin e saj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme