Bashkimi Evropian (BE) ka shpalosur 8 shtetet në Evropë të cilat do të shërbejnë si qendra të superkompjuterëve, të parat e këtij lloji në kontinentin e vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Evropa synon të shndërrohet në një “parajsë” të superkompjuterëve, me rreth një miliardë dollarë investime.
Vendet të cilat do të jenë nikoqire të këtyre kompjuterëve janë qytetet Sofje (Bullgari), Ostrava (Çeki), Kajaani (Finlandë), Bolonja (Itali), Bissen (Luksemburg), Minho (Portugali), Maribor (Slloveni) dhe Barcelona (Spanjë).
“Këto lokacione paraqesin një burim strategjik për të ardhmen e industrisë evropiane, njëkohësisht do të na ndihmojnë të përparojmë në teknologjitë e së ardhmes, siç janë interneti, inteligjenca artificiale, robotika dhe analitika e të dhënave”, tha Andrus Ansip, zëvendëspresident i Tregut të Vetëm Digjital në kuadër të Komisionit Evropian.
Industria globale e superkompjuterimit aktualisht dominohet nga SHBA-të dhe Kina.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës