Rastin e vdekjes së 6 vjeçarit e ka konfirmuar për Arbresh.info edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës.
“Dje me datë 07.06 Policia është informuar se një fëmijë është duke u sjellur në Spitalin e Pejës i lënduar rëndë, nga fshati Berliq i Komunës së Deçanit. Policia kur ka shkuar në spital e ka kuptuar se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 vjeçare, i cili ka qenë i lënduar në kafkë nga një mjet i dyshimtë. Diku rreth orës 20:16 minuta, Policia është informuar se fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës me njësitë relevante. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në mjekësi ligjore për obduksion”, tha Rugova.