Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore për dy ditë me radhë në Prishtinë kanë organizuar konferencën rajonale “Domosdoshmëria e bashkëpunimit, sfidë dhe nevojë për integrim”.
Në ditën e dytë gjatë kësaj konference të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, është bërë themelimi i “Federatës së Gruas për Paqe Botërore” në mënyrë zyrtare.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Mexhide Mjaku-Topalli, ka thënë se grave duhet t’u jepet timoni për drejtimin e vendit si dhe ka kërkuar që ato të kenë të drejta të barabarta sikurse burrat.
Ajo thotë se, Sot me zë apo nën zë flitet se femrat janë bere forcë e shumë ndryshimeve.
“Angazhimi puna dhe dashuria për vendin padyshim është shume e madhe. Është kënaqësi për mua të ju përshëndes ne këtë aktivitet të rëndësishëm i cili po zhvillohet sot. Prandaj ju falënderoj në emrin tim dhe ne emrin e te gjitha grave ne Kuvendin e Kosovës. E kaluara e jonë ishte e gjatë nën robëri fillimisht me lejoni te them se gruaja me çdo kusht duhet ta merr timonin udhëheqës me veti për te dëshmuar potencialin e gruas. Por gruaja me fuqishme sipas një gazete amerikane është ish-sekretarja e shteteve te bashkuara të Amerikës Hillary Clinton. Sot me zë apo nën zë flitet se femrat janë bere forcë e ndryshimit. E vlerësuar si qeneje me aktive e njerizimit gruaja ka dëshmuar se është e zonja të drejtoj shtetin, gruaja do të krijonte nje vend me paqësor dhe hiq të korruptuar. Duke pasur parasysh një mori grash shqiptare e meritojnë te përmenden ne këtë dit të sodit sepse ishin shtylla e kombit”, thotë ajo.
Sekretarja e Federatës për Paqe Universale, Melisa Klass, ka thënë se gratë nuk janë vetëm nëna, por ato mund të jenë edhe urë lidhëse mes popujve.
“Un po ashtu jam përgjegjëse në OKB dhe OKB gjithnjë mundohet të zgjedh probleme, dhe e di që në këshillin për të drejtat e njeriut në flasim për Kosovën. Ju bëni tjerëve ashtu siç dëshironi të tjerët të bënin për ju, gjithsesi dua të ju falënderohem të gjithë meshkujt që janë sot këtu. Disi e kam parë që plagët e luftës janë shumë prezentë, Kemi një ekspert qe punon këtu me viktimat e torturës. Por gjithsesi duhet të mënojmë të shkojmë në atë drejtim sepse për te pasur një kulturë të paqes dhe komb të paqes duhet ti shërojmë plagët e së kaluarës”, tha ajo.
Saranda Bugojevci Deputete e Republikës së Kosovës, ajo ka thënë se Këto gra më dhanë forcën për të ec përpara dhe për të arritur sot ku jam këtu.
Gjithashtu ajo thotë se ndihet mirë që është pjesë e këtij grupi.
“Është aktivitet me shume rendësi. Mu kujtua fëmijëria ime fatin që kam pasur me qene rrethuar me grat qe kane kontribuar shume. Mbasi që shpëtova nga lufta një pjesë të grave nuk e kisha më por e kisha një pjesë të grave të tjera. Këto gra më dhanë forcën për të ec përpara dhe për të arritur sot ku jam këtu. Kam takuar gra të jashtëzakonshëm që më kane mbështet. Ndihem me të vërtet që janë pjesë grupit të grave deputete. SI gra nuk mundemi me prit prej te tjerëve ne vet duhet të jemi iniciatorë për ndryshimet që duam më pa në vend. Kur flas me gjenerata të reja këtë pjesë e përdori shumë sepse mendoj që është më shumë rendësi, kur e mendoj se në qfar gjendje kam qenë në luftë ku kam humbur të gjitha grat e familjes, dhe kur e shoh se ku jam sot. Është më rendësi si gra se sa e shtyjmë njanja tjetrën dhe të jemi bashke”, thotë Bugujevci./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/478653246235688/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç