Kosova barazoi 1 me 1 në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e premte) kundër Malit të Zi.
Pavarësisht se gjithçka shkoi mirë në fushë dhe nuk ndodhi asnjë incident apo përleshje mes lojtarëve, gjërat ishin mjaftë në tension para ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.
Si pasojë e presionit të madh nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakovic është detyruar të mos drejtojë kombëtaren e Malit të Zi në ndeshjen kundër “Dardanëve” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Përveç tij, dy futbollistë të tjerë serbë që janë përfaqësues të Malit të Zi kanë refuzuar të luajnë.
Raporte të ndryshme pretendojnë se ata janë kërcënuar se nuk do të shohin familjen e tyre në rast se veprojnë ndryshe nga urdhrat e tyre.
Sidoqoftë, një takim urgjent nga Federata e Futbollit të Malit të Zi është paralajmëruar menjëherë pas fillimit të ndeshje ndërkohë që tani me të përfunduar ndeshja raportohet nga mediat malazeze se vendimi është marrë për shkarkimin e Tumbakovic./arbresh.info/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion