I sapokthyer nga Berlini, ku zhvilloi një vizitë disa ditore, Lulzim Basha u shfaq përpara mediave duke akuzuar Kryeministrin Rama si arkitekt të lidhjeve me krimin. Faktet e bëra publike nga gazeta gjermane “Bild” për kryedemokratin, provuan denoncimet ndër vite të opozitës për instalimin e një regjimi kriminal në Shqiperi, ku sipas tij, Durrësi është shembull i shkrirjes së krimit me shtetin.
“Bandat janë shtabe elektorale, kokat e krimit konsiderohen si krerët e shtabeve, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë çdo veprim me bandat. Është shkrirje e shteti me krimin”.
Basha adresoi një mesazh edhe për ndërkombëtarët, të cilët janë pozicionuar kundër tij jo vetëm për djegien e mandateve por edhe me mospjesëmarrjen në zgjedhje.
” Por është tallje dhe verbëri kriminale t’i kërkosh opozitës që të ulet dhe të bëjë ligje dhe diskutime parlamentare me Armando Prengën, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Pjerin Ndreun, Ergys Çyrben, Rrahman Rrajen, Ilir Ndraxhin e shumë banditë apo eksponentë të krimit në Kuvend dhe majat e politikës socialiste. Me Rrahman Rrajen nuk flitet për ligje. Me Saimir Tahirin nuk flitet për rendin publik. Me Elvis Roshin e Vangjush Dakon nuk flitet për planet e zhvillimit urban. Me Fatmir Xhafajan nuk flitet për drejtësi dhe të drejta të njeriut”.
Zgjidhja per daljen nga kriza thotë se është vetëm largimi i Kryeminiatrit.
” Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë cast. Edi Rama do përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo. Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të refermohet apo mund të emancipohet janë naivë. Edi Rama është i zhytyr në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike”.
Betejën e nisur me qytetarët, thotë se e ka për standardet dhe vlerat europiane, ndaj dhe paralajmëron se nuk do të ketë asnjë hap pas deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme./tvklan/
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave