Serbia shkatërrohet nga Ukraina në Lviv

22:57 | 7 Qershor 2019
Arbresh Info

Serbia është tronditur mbrëmjen e sotme (e premte) nga Ukraina.

Në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në kuadër të kualifikimeve, Ukraina ka siguruar fitore me rezultat të thellë tronditës 5 me 0 kundër kombëtares së Serbisë, shkruan portali arbresh.info.

Lojtarët nën udhëheqjen e trajnerit Mladen Krstajic pësuan vetëm dy gola brenda pjesës së parë në Arena Lviv para se të shkatërroheshin në fraksionin e dytë të ndeshjes duke humbur thellë.

Viktor Tsygankov shënoi dy gola të njëpasnjëshme (26′, 28′) para se Yevhen Konoplyanka të trefishonte shifrat me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes.

Roman Yaremchuk realizoi golin e katërt pas një ore lojë, ndërsa Konoplyanka shënoi golin e dytë personal dhe të pestë për skuadrën nën drejtimin e Andriy Shevchenkos duke i tronditur serbët.

Urakina pas kësaj fitore udhëheqë në krye të grupit B me shtatë pikë, ndërsa Serbia qëndron në fund të tabelës me vetëm një pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme