Google ADS

Shtrenjtohen makiato-t në Prishtinë

21:32 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Shqiptarë njihen për konsumim të madh të kafesë. Kafenetë në Prishtinë, çdoherë janë të mbushura me njerëz.

Por, të enjten kafe-baret që ndodhen në qendër të Prishtinës në rrugën ”Rexhep Luci” dhe ”Qamil Hoxha” i kanë shtrenjtuar makiatot.

Nga 0.70 cent aq sa ka qenë, çmimi është ngritur në 1 euro.

Sipas disa pronarëve të lokaleve arsyet që sollën deri tek ky vendim i ngritjes së çmimit, janë kryesisht rritja e pagave që po duhet t’i bëjnë për punëtorët e tyre.

Kjo me qëllim të parandalimit të emigrimit të të rinjve në shtetet evropiane, duke marrë parasysh që shumica e punëtorëve në kafe-bare i përkasin moshës së re prej 20 -30 vjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme