Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar disa figura të rëndësishme të qytetit të Malishevës.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media ku i pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Prezantimi i këtyre aderimeve është bërë në qytetin e Malishevës.
Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj është një nga zyrtarët që iu bashkuan subjektit të Haradinajt.
Shurdhaj tha se ai dhe kolegët e tjerë kanë qenë të pakënaqur me politikën e subjekteve tjera andaj edhe kanë vendosur që t’i bashkohen AAK-së.
“Idetë tona t’i japim kontribut në programin politik të Aleancës që të krijojmë politika publike në interes të qytetarëve të Kosovës. Krejt këta janë të subjekteve të ndryshme politike dhe janë të pakënaqur me politikën e subjekteve politike. Ne nuk kemi hyr në Aleancë për inati të kerkujna”, tha ai.
“Neve na ka bashkuar besimi. Ne Besojmë në Ramush Haradinajn. Jemi me kryeministrin, i cili e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës i cili e i ka qit tarifë Serbisë i cili po pengon ndarjen e Kosovës”
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...