Numri i të vdekurve nga ndërhyrja e forcave të sigurisë ndaj protestuesve ka shkuar në 113, njoftoi sot Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit (CDC), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Për shkak të ndërprerjeve të internetit dhe presionit ndaj mjekëve, sapo kemi marrë informacione për ata që humbën jetën nga e mërkura. Numri i të vdekurve u rrit në 113, përfshirë katër në Port Sudan dhe një në Khartoum, për shkak të plumbave të forcave të pushtetit dhe Këshillit Ushtarak Kalimtar”, thonë nga Komiteti i Mjekëve.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve ka arritur në 61.
“Që nga dita e parë e ngjarjeve, numri i kufomave të sjellë në spitale ka arritur 61”, citon agjencia e lajmeve e Sudanit zv/ministrin e Shëndetësisë, Solaiman Abdul Jabbar.
Forcat qeveritare të hënën në mëngjes në Khartoum u përfshinë në shtypje të dhunshme, kur ata e thyen vijën e gjatë të protestuesve pro-demokratikë që qëndronin ulur jashtë selisë ushtarake.
Gjeneral majori Mohamed Hamdan Daglo, lideri i RSF-së dhe zëvendëskryetari i Këshillit Ushtarak Kalimtar (TMC) që qeveris vendin, ka mohuar përfshirjen e forcave të tij në vrasjet, duke thënë se forca të panjohura të veshur me uniforma të RSF kanë qenë përgjegjës për vdekjet.
Sudani ka mbetur i përfshirë nga trazirat që nga 11 prilli, kur ushtria njoftoi “largimin” e presidentit Omar al-Bashir pas protestave disamujore kundër qeverisjes së tij 30 vjeçare.
TMC tani po qeveris vendin në një “periudhë dyvjeçare të tranzicionit” gjatë së cilës është zotuar se do të organizojë zgjedhje presidenciale.
Megjithatë, protestat kanë vazhduar nëpër rrugë me kërkesa që TMC të dorëzojë pushtetin sa më shpejtë të jetë e mundur tek një qeverisje civile.
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...