Trajneri serb i Malit të Zi dhe disa lojtarë tjetër me prejardhje nga Serbia refuzojnë të luajnë kundër Kosovës.
Raportet e fundit pak orë para ndeshjes në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 thonë se Lubisha Tumbakovic dhe dy lojtarë të tjerë serbë refuzojnë të luajnë në takimin e sotëm (e premte) kundër “Dardanëve”, shkruan portali arbresh.info.
Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq janë dy lojtarët serbë që refuzojnë të jenë pjesë e skuadrës së Malit të Zi për ndeshjen këtë mbrëmje kundër kombëtares sonë.
Siç shkruan Vijesti, vendimi është marrë pas presionit të madh nga strukturat politike në Beograd.
Por, Serbian Football, një llogari në rrjetin social Twitter që ofron lajme rreth futbollit serb, shkruan se vendimi nuk ka të bëjë më çështjen politike.
Sipas tyre, meqenëse gjysma skuadra është serbe ata refuzojnë të luajnë për shkak të “zgjedhjes personale sesa presionit të lartë nga Beogradi”.
Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës zhvillohet pa tifozë dhe fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Alex Lomax është lojtari më i ri i Bora
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezb...
Rama: Maratona e Prishtinës solli kampionen Luiza Gega e shu...
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi d...
Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier
Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, ndoshta trupi po përpiqe...