Google ADS

Maqedonia Veriore, debat për t’i bindur prindërit për vaksinimin e fëmijëve

17:26 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Qeveria do të organizojë prezantime publike si dhe fakte të analizave mjekësore të cilat tregojnë se vaksinimi kundër fruthit është mbrojtja e vetme ndaj kësaj sëmundje infektive. Kryeministri Zaev ka takuar prindërit të cilët janë kundër vaksinimit për t’i bindur ata të heqin dilemat mbi efektet anësore të cilat mund të shkaktojë vaksina tek fëmijët.

Takimi i djeshëm ishte për të treguar se kemi vullnet politik për këtë çështje dhe se duam të bisedojmë. Dhe tani e tutje do të organizojmë debat profesionist dhe t’i bindim se ajo të cilën ne e citojmë me të vërtetë është ashtu. Secili qytetar meriton të vijë të debatojë. Dhe ne kemi kundër argumente serioze të dyshimeve të tyre. Ata duan të sjellin edhe disa ekspertë të huaj të cilët duan të prezantojnë disa argumente që shkojnë në favor të tyre. Jemi të gatshëm edhe për këtë situatë, të përballemi dhe t’i bindim se në çfarë dyshojnë ata me të vërtetë nuk është ashtu – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ditë më parë Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor shpalosi se rreth 1100 prindër deri më tash kanë shkruar deklarata se nuk pranojnë që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit. Inspektorati njoftoi se të gjithë këta prindër duhet të paraqiten për të paguar gjobë prej rreth 500 eurove, duke plotësuar se në të kundërtën ata do të përballen me procedurë kundërvajtëse./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme