Ljubisha Tumbakovic raportohet të ketë hequr dorë në drejtimin e skuadrës së tij para ndeshjes kundër Kosovës.
Trajneri serb i Malit të Zi është përballur me një presion të madh nga Beogardi dhe siç raporton Vijesti, ai ka hequr dorë për të drejtuar Malin e Zi sonte (e premte), transmeton portali arbresh.info.
Përveç tij, lojtarët serbë të kombëtares së Malit të Zi nuk do të jetë të pranishëm në ndeshjen kundër “Dardanëve”.
Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkovic besohet se nuk do të jenë pjesë e skuadrës kundër kombëtares sonë.
Takimi pritet të drejtohet nga ndihmësit e selektorit serb, Miodrag Djudoviq dhe Dragoje Lekoviq.
Ndeshja fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...