“The Guardian” për Tiranën: Një qytet interesant, i mrekullueshëm për t’u vizituar

17:13 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin.

Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjioze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar dhe përmes postimeve në Twitter ka ndarë me miqtë e tij disa nga momentet dhe përjetimet për Tiranën.

“Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti”, shkruan Shaun Walker.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e tij të huaj, të cilët e cilësojnë Tiranën si një qytet shumë të bukur dhe miqësor. “Akulloret janë të mrekullueshme, njerëzit janë miqësorë, një qytet shumë i bukur. Pamje e mrekullueshme nga maja e teleferikut gjithashtu. Shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të kohës tuaj atje”, shkruan njëri prej tyre.

Një tjetër, me profesion arkitekt, i cili e ka vizituar Tiranën tetorin e shkuar, thotë: “Studioja arkitekturore @C20WestMids kaloi një javë në Tiranë, tetorin e kaluar, dhe zhvilluan një prezantim në janar. Qytet interesant, njerëz mikpritës, histori të papara”.

Ritmi i kryeqytetit, por dhe ajo se çfarë ofron për turistët e shumtë, ka bërë që vizitorët të dashurohen me kryeqytetin. “Mahnitëse, faleminderit që e ndan me ne! Kam vizituar Tiranën tetorin e kaluar dhe e kam dashuruar”, shton një tjetër.

Mes shumë fotove të publikuara nga Shaun Walker, bie në sy edhe një postim për kryebashkiakun Veliaj. Gazetari thotë se teksa po intervistonte Veliajn, ky i fundit e ndërpret dhe i thotë: “Më prisni pak, sa të celebroj një çift” (dhe shfaqen karriket, mysafirët, torta)”.

Sot në Tiranë gjeta një gazetë ku njoftohej vdekja e Hoxhës, që i shtohet asaj për Leninin. Tani më mungojnë Mao dhe Tito.
Sot bëra një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij, në vitin 1985. Një vend i mrekullueshëm, ngjethës. Është i mbyllur për publikun dhe duket gati njësoj siç ishte në kohën kur ai vdiq.

 

Dhomat e vilës janë mjaft funksionale, të kompletuara me mobiljet më të mira që mund të ofronte Shqipëria e atyre viteve.

 

Në mure gjen copëza të ndryshme nga arti i realizmit socialist.
Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga 74 (!) veprat e tij.
Edhe pse shqiptarëve nuk u lejohej literature e huaj, Hoxha i pëlqente librat dhe merrte një dërgesë vjetore librash në frëngjisht nga Parisi. Kudo ka rafte librash. Shumë prej tyre ishin vëllimet e tij ose literatura të tjera marksiste.
Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë më të gjera.
Dyert e dhomës së gjumit ishin pajisur me izolim zhurmash.
Shikoni këto pllaka në banjën e tij.
Edhe tre fëmijët e tij të rritur jetonin gjithashtu këtu. Arratia nga realiteti ishte tema e dhomave të tyre të gjumit.
Ja një dhomë ndënje e këndshme dhe e rehatshme.

Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një tunel që të shpinte në bunker, nëse paranojakut Hoxha do t’i duhej të arratisej befas.
Në të gjallë të tij, e gjithë kjo zonë e qytetit ishte e mbyllur për publikun dhe këtu jetonin vetëm krerët kryesorë të partisë. Tani është zona ku zhvillohen eventet më të mëdha në Tiranë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme