Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2019).Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2019 ishte 464.8 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.Në TM1 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 401.0 milionë Euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje (37%); kontributet sociale dhe përfitimet (30%); konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 11%; formimi i kapitalit bruto (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM1 2019”, vizitoni:
http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/add-news/llogarite-qeveritare-tm1-2019
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...