Në shenjë nderimi për përvjetorin e rënies së dëshmorëve Lulzim Miftari, Fatmir Miftari, Ahmet Miftari, Hajriz Miftari, jetës dhe veprës heroike të tyre, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri së bashku me nënkryetarin e komunës Faruk Mujka, si dhe drejtorët e drejtorive të komunës së Mitrovicës, kanë bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fshatin Koshtovë.
Kryetari Bahtiri, ka vendosur buqeta me lule pranë varrezave të dëshmorëve, duke i nderuar kështu për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të rënë për liri.
Ai me tutje ka shtuar që sot më shumë se kurrë, të gjithë duhet të jemi një, për të mirën e vendit tonë dhe popullit tonë, pa harruar sakrificën dhe veprën e familjes Miftari dhe shumë dëshmorëve të tjerë të cilët dhanë jetën e tyre për lirin që ne sot po e gëzojmë.
“Ju jemi përjetësisht mirënjohës të gjithë dëshmorëve, falë gjakut të të cilëve ne sot gëzojmë lirin dhe pavarësinë e vendit, andaj vetëm me punë dhe përkushtim në të mirë të vendit mund të lartësojmë amanetin e tyre dhe kështu të nderojmë veprën e tyre madhore”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Gjithashtu familjarët e dëshmorëve janë shprehur se prania e krerëve komunal si dhe pjesëmarrja e bashkëqytetarë e bënë më të lehtë kujtimin dhe shënimin e këtij përvjetori për më të dashurit e tyre./arbresh.info
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë
Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në p...