Aurela Gaçe, njihet në estradën shqiptare si një prej këngëtareve më të mira.
Ajo në natyrën e saj, njihet si vajzë ‘rebele’, dhe shumë e dashur për publikun.
Pas deklaratës fyese të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq që e bëri ndaj shqiptarëve, duke i quajtur ata ‘njerëz të dalur nga mali’ pati reagime të shumta gjithandej në skenën politike shqiptare.
Por nuk munguan as reagimet e artistëve.
Së fundmi nëpërmjet një fotografie, Aurela Gaçe ka zgjedhur t’i dërgojë një ‘porosi’ kryeministres serbe.
Ajo e zgjodhi një citat të shkrimtarit të njohur shqiptarë, Gjergj Fishta ku shkruan : “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, duke shpjeguar kështu qartësisht të vërtetën historike.
“Kot po i kthejmë një përgjigje kësaj, në fakt as duhet të merremi fare me të, po hajt meqë na përmendi, t’ja kthejmë me të vërteta historike”, thot ndër të tjera Aurela Gaçe.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?