Google ADS

Veseli: Nga autostradat duhet të kalojmë tek investimet për zhvillimin e ekonomisë përmes ndërmarrësve dhe inovatorëve

13:23 | 7 Qershor 2019
A Z

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, tha në hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, se pas përfundimit të autostradave moderne, si bazë infrastrukturore për zhvillim ekonomik, Kosova tani do t’i orientojë qindra miliona euro investime për zhvillimin ekonomik, nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrësve dhe inovatorëve të rinj në Kosovë.

“Tani do t’i përfundojmë autostradat, infrastrukturë kjo e cila ka ngjallur debat, por që ka qenë e domosdoshme për zhvillimin e vendit tonë. Por tani është pjesa më thelbësore. Qindra miliona euro do të orientohen kah inovacioni dhe ndërmarrësia, kah njerëzit që e duan vendin dhe duan të punojnë për vendin. Kah ata që kanë dëshirën ta përmirësojnë jetën, jo vetëm të familjeve të tyre, por edhe të bashkëqytetarëve. Këtu do të jetë edhe roli ynë”, theksoi kryeparlmentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit u bëri thirrje të rinjve që të kenë më shumë besim në shtetin e tyre, ngase, siç tha ai, ky shtet është i shenjtë.

Veseli tha se nuk është koha për debate shterpe, për të treguar se kush është më i fortë dhe më patriot në raport me Serbinë.

“Patriotizmi sot është orientimi kah gjërat aktuale, e kjo është perspektiva dhe zhvillimi ekonomik, si dhe dhënia e mundësisë njerëzve punëtorë dhe me ide. Këtë përkrahje do t’u japim nëpërmjet institucioneve tona, duke rritur punësimin dhe të mirat materiale”, theksoi Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme