Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daciq ka thënë sot, pas takimit me shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Shën Peterburg se kanë shqyrtuar “në detaje situatën në Kosovë” para mbledhjen se Këshillit të Sigurimit më 10 qershor
Daciq e ka vlerësuar “të rëndësishme mbledhjen” për shkak se “po ndodh pas ngjarjeve më të reja në Kosovë, pas incidenteve dhe ndërhyrjes në veri dhe sulmit në forcat e OKB-së, pra të përfaqëesuesit rus të UNMIK-ut”.
Ai ka thënë se e ka njohur në detaje Lavrovin se çfarë do të bëjë Serbia në muajt e ardhshëm, “cilat janë qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje më të rëndësishme”.
Dacic ka thënë se janë “të gatshëm për kompromis” por, sipas tij, “pala shqiptare nuk do marrëveshje dhe përherë po shkon në rrënimin e marrëveshjeve, se nuk do të realizojë atë që ka nënshkruar para gjashtë vitesh, të formojë AKS-në e t’i heqë taksat…”.
Lavrov, sipas Dacicit, ka thënë se koordinimi mes Rusisë e Serbisë është i mirë dhe se Rusia absolutisht e mbështet Serbinë dhe se kjo mbështetje do të shprehet qartas në mbledhjen e KS të hënën më 10 qershor, transmetojnë mediet serbe.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...