Ish -kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Basri Ibrahimi në një konferencë përshëndetëse ka folur për punën e Inspektoratit të Punës gjatë kohës sa ishte nën udhëheqjen e tij.
Thotë se me përvojën e tij menaxheriale, beson që si tashme si kryeshef i ri i Trepçës do ta kthejë atë në një gjigant ekonomik, ashtu siç ishte dikur.
Ish kryeinspektori i Punës ka folur për të arriturat e institucionit që ka udhëhequr, ndërsa u ka bërë thirrje ministrive përgjegjëse që të bëjnë më shumë për ngritjen e IP-së.
Ibrahimi thotë se IP-ja nga një organ këshillëdhënës tashmë është një organ vendimmarrës dhe se vendimet e tij janë të padiskutueshme në të gjithë sektorët.
“Në momentin kur unë kam ardhur në Inspektorat të Punës , PK ka qenë një organ këshillëdhënës…ne kemi arritë që ta ndërtojmë dhe ta ngrisim IP bashkë me kolegët dhe të tjerët që kanë punuar pandërprerë në një institucion sot kredibil, një institucion të rëndësishëm, në një institucion që sot vlerësohet prej te gjithëve pavarësisht prej pakënaqësive që mund ti ketë ose edhe mendimeve të ndryshme që mund ti ketë qoftë mediat, qoftë shoqëria civile qoftë politika e kushdoqoftë tjerët. Pra besoj që kemi arrit ta ndërtojmë një institucion kredibil. Pra sot vendimet e IP janë të padiskutueshme në të gjitha sektorët qoftë ato publike, qoftë ato private në një institucion vendimet e të cilit nuk kontestohen’, tha ai.
Ibrahimi tha se vitin e kaluar numri i ankesave të punëtorëve ka shkuar në mbi 1700 dhe janë raportuar mbi 120 aksidente në vendin e punës, numër ky që sipas tij është dyfishuar krahasuar me vitet paraprake.
Në momentin që unë e kam marrë këtë insitucion me udhëheqë ankesat nga ana e punëtorëve kanë qenë minore gati të papërfillshme. Ne kemi aerrit mbi 1700 ankesa në vitin e kaluar. Edhepse ende nuk jam i kënaqur, ende ka nevojë për përmirësime, Pra numri prej 1700 ankesave është një baramter i qartë për të vlerësuar se ka ngritë autoriteti i IP-së. … në vitin e kaluar kemi pas mbi 120 aksidente, fatkeqësisht kjo nuk është statistikë e mirë sepse tregon që siguria në punë ka ende shumë për të bërë. Por megjithatë më shumë se dyfishuar në raport me vitin 2017”, tha Ibrahimi.
Ish kryeinspektori i Inspektoratit të Punës ka thënë se vendimet e këtij institucioni nuk kanë pasur asnjëherë qasje politike. Sipas tij, nuk ka pasur imunitet askush, pavarësisht çfarë pozite ka pasë qoftë, pulitke apo financiare.
‘Në kemi shqiptuar gjobë edhe ndaj Ferronikelit edhe ndaj Sharcenit, edhe ndaj rektorëve edhe ndaj drejtorëve të SHSKKUK-së QKUK edhe ndaj drejtorëve të arsimit.. atëherë nuk e di se ku mundet dikush tjetër më i fuqishëm qoftë politikisht, qoftë ekonomikisht çfarëdo mënyrë qoftë, ndaj të gjithëve kemi shqiptuar gjoba nga ana e inspektorëve se nuk po i përmbahen rregullave ligjore”, tha Ibrahimi
Ibrahimi bëri të ditur se në Prishtinë inspektorët kanë mbyllur ose pezulluar punimet në 120 vendpunishte në ndërtimtari., praktikë kjo që është ndjekur edhe në Gjilan, Prizren e të tjera. Ai ka apeluar nga institucionet të bëjnë më shumë për Inspektoratin e Punës dhe ngritjen e mëtutjeshme të këtij institucioni, gjë e cila sipas tij do të jetë në të mirë të shoqërisë dhe të shtetit.
Ai ka kërkuar edhe rritjen e e pagës për Inspektorët e Punës, për shkak të ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë që ka kjo kategori, e sidomos të evitohet edhe marrja e ryshfetit.
Basri Ibrahim i cili është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i sh. A “Trepça’ është pyetur nga gazetarët edhe për objektivat që ka për të udhëhequr me këtë ndërmarrje, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet sot . Ibrahimi është shprehur optimist që do të punojnë në atë mënyrë që Trepça të kthehet në një gjigant ekonomik ashtu siç ka qenë.
“Unë jam njëri sfidave që i pranoj sfidat dhe nuk frikohem nga sfidat. Jam mitrovicas me prejardhje dhe Mitrovicën e dua dhe kam dëshirë që kthehem të kontribuoj në Mitrovicë…por edhe gjendja çfarë është në Trepçë unë besoj që është për shkak të faktorit njeri, tu i pasë të gjitha çështjet politike që janë ndërlidhë me Trepçën, por unë besoj që edhe faktori njeri ka qenë përcaktues për gjendjen çfarë është sot Trepça, sigurisht që nuk është në gjende të mirë Unë besoj në kapacitet e mia intelektuale dhe menaxheriale dhe përvojën time që e kam dhe me njerëzit që do të provoj ti ofroj afër vetës dhe me kapacitetet e brendshme besoj shumë që do ta ndryshojmë gjendjen në Trepçë”, tha Ibrahimi
Basri Ibrahimi për 9 vite ka mbajtur postin e Kryeinspektorit të Punës, ndërsa në fund të muajit maj është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i ndërmarrjes ‘Trepça’ nga bordi mbikëqyrës.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian