Google ADS

Sot i jepet lamtumira e fundit kosovarit që u aksidentua për vdekje në Gjermani

11:30 | 7 Qershor 2019
A Z

Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në shtetin gjerman.

Mësohet se bëhet fjalë për Arif Zekaj me prejardhje nga Jabllanica.

26-vjeçari Zekaj jetonte së bashku me familjen në Gjermani dhe ishte vëlla i vetëm i tri motrave.

Aksidenti ka ndodhur para dy ditësh. Ndërsa sot do t’i jepet lamtumira e fundit atij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike edhe familjarët përmes rrjeteve sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme