Google ADS

Ndërron jetë një i burgosur derisa ishte duke shfrytëzuar vikendin

10:05 | 7 Qershor 2019
A. B.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik, se ka ndërruar jetë i burgosuri, me iniciale M. M, i lindur më 1981. Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës.

I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019.

I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë.

Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme