Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të komunikimeve dhe Komisioni ligjvënës juridik.
Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë raportet vjetore për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2018, Propozim-programi kombëtar për infrastrukturë hekurudhore nga viti 2019-2021, Vendimi statutor për ndryshim të Statutit të Agjencisë për posta (Faza I) dhe Vendimi statutor për ndryshim dhe plotësim të – Statutit të Komisionit rregullator për banim (Faza I).
Deputetët nga ky komision do ta shqyrtojnë edhe pikën e mbetur nga seanca e fundit të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për formimin e Ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë – në lexim të dytë.
Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në seancë do ta shqyrtojë Raportin nga vizita e punës të Sektor-Shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulim./Telegrafi/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...