Haradinaj në ‘Lutjet e mëngjesit’ në Berlin, flet për tolerancën dhe paqen

09:25 | 7 Qershor 2019
A Z
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron edhe sot në Berlin për vizitë zyrtare, ku dje takoi edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këtë mëngjes, Haradinaj ka njoftuar se ka marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’, me shumë personalitete tjera botërore.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se është ndjenjë e mirë kur Kosova bëhet pjesë e pandashme e takimeve të tilla.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme