Me ratifikimin e fundit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që e bëri Gjermani, 16 nga 29 vende-anëtare e kanë zyrtarizuar anëtarësimin e vendit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë.
Gjermania është vendi i 16 që e ka ratifikuar protokollin, ndërsa autoritetet në vend, por edhe përfaqësuesit e Aleancës presin që gjithë ky proces të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur edhe do të mbahet Samiti i NATO-s në Londër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse procedura e ratifikimit të protokollit nuk përfundon në dhjetor, atëherë pritet që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta të plota në fillim të vitit tjetër.
Protokollin për anëtarësim pardje e ratifikoi edhe Norvegjia, ndërsa ministri i Jashtëm Eriksen Soreide tha se ky është hap i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
Ndryshe, ambasadorët e 29 vendeve-anëtare më 6 shkurt në selinë e NATO-s e nënshkruan protokollin për anëtarësim, ndërsa e para që e ratifikoi ishte Greqia. Pritet që këtë muaj protokolli të futet në procedurë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet